Botë

Sulm në Afganistan: 5 të vrarë, mbi 60 të plagosur

25.05.2015 12:11

Pesë persona janë vrarë dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në provincën Zabul të Afganistanit...

Shefi i policisë provinciale, Mirwais Noorzai, ka thënë se sulmi ka ndodhur në hyrje të kompleksit të Këshillit Provincial në qytetin Kalat.
 
Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.
 
Aktivitetet kryengritëse në Zabul, rajon që kufizohet me Pakistanin, janë intensifikuar në muajt e fundit./evropaelire