Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Sadiku, Stojkoski dhe Qyra vazhdojnë fushatën
24.10.2025 13:35
Kandidatët e pavarur në komunën e Studeniçanit, Kumanovës dhe Strugës...

Kandidatët e pavarur në komunën e Studeniçanit, Kumanovës dhe Strugës vazhdojnë fushatën. Azem Sadiku thotë se banorët e Studeniçanit i shohin për çdo ditë projektet e tij. Kandidati për kryetar të Kumanovës, Goran Stojkoski, thotë se ekipi i tij përbëhet nga njerëz me dinjitet, ndërsa Mendi Qyra i kërkon votat e të gjithë struganëve, pa dallim.
“Jo vetëm mandatin e fundit, por edhe para asaj kam realizuar shumë projekte dhe falë asaj pune të pandalshme, në vazhdimësi e kam marr përkrahjen e qytetarëve të komunës. Unë nuk kam pasur pas vete ndonjë parti shumë të fortë, mirëpo qytetarët edhe para kësaj, edhe në të kaluarën e kanë përkrahur dhe e kanë mbështetur programin, por edhe punën time. Projektet e mia shihen, ato qytetarët për çdo ditë i gëzojnë.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Azem Sadiku.
“Gjithmonë kishte një fije që lëvizte drejt asaj se ka ndonjë veprimtari korruptive. Unë besoj se njerëzit e mi në ekipin për rend janë me dinjitet të fuqishëm personal. Ja, kemi edhe këshill që për herë të parë nuk do ta kontrollojë kryetari i ri, i cili së bashku me kryetarin e ri do të punojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunën e Kumanovës. Pra, diga e parë se nuk do të ketë kurrfarë veprimtarie korruptive është ky këshill.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Goran Stojkoski.
“Ne i kërkojmë votat e të gjithë qytetarëve. Në Strugë kanë mbetur të lira 5.700 vota, të cilat besoj 700 janë të Së Majtës, të cilat jam i sigurt që do të kalojnë tek AKI ose kundërkandidati im, të cilët kanë veç marrëveshje. Kurse 5.000 vota të tjera, të cilat do t’i synojmë edhe kundërkandidati im edhe unë, shpresoj që pjesa dërmuese do të kalojë në anën time.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendu Qyra.
