Maqedoni
Zgjedhjet lokale, KShZ refuzon të gjitha ankesat
24.10.2025 14:13
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve refuzoi të gjitha 57 ankesat...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve refuzoi të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Tridhjetë e shtatë prej tyre kanë të bëjnë me procedurën e përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve të votimit, ndërsa 20 ankesa kishin të bënin me vetë procedurën e votimit.
“Të gjitha ankesat u refuzuan si të pabaza, domethënë, disa ishin të ekzagjeruara dhe disa u refuzuan si të papranueshme.”, deklaroi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko, në kuadër të seancës së 149-të të Komisionit.
“Pasi Gjykata të vendosë, ne do të shpallim rezultatet përfundimtare në ato komuna për të cilat ka pasur ankesa në një seancë publike në ditët në vijim, varësisht nga veprimet e Gjykatës Administrative, për të gjitha këto komuna ku ka pasur ankesa.”, tha Kondarko.
Nga 44 komunat për të cilat KShZ-ja shpalli rezultatet fillestare zyrtare të zgjedhjeve për kryetar komune të hënën, ankesat janë pranuar për 11 dhe rezultatet atje nuk janë ende përfundimtare dhe do të jenë pas vendimit të Gjykatës Administrative.
Këto janë: Haraçina, Bogdanca, Bosilova, Buteli, Velesi, Gazi Baba, Krivogashtani, Prilepi, Resnja, Çairi dhe Çashka, tha Kondarko.
