Zgjedhjet në RMV, Mercier: Ishin konkurruese, liritë u respektuan
Zgjedhjet lokale të 19 tetorit...

Zgjedhjet lokale të 19 tetorit nën syrin e Bashkimit Evropian janë pasqyruar të lira, demokratike dhe me një atmosferë politike të skajshme, ka thënë për Agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.
“Bashkimi Evropian mirëpret faktin që zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese dhe se liritë themelore u respektuan në masë të madhe, megjithëse ato u zhvilluan në një mjedis politik shumë të polarizuar dhe me disa mangësi procedural. BE-ja merr parasysh gjetjet dhe përfundimet paraprake të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor 2025. BE-ja inkurajon vendin që t’i adresojë të gjitha rekomandimet e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), duke përfshirë ndryshimin e Kodit Zgjedhor.” – ka thënë zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.
Njëjtë sikur Bashkimi Evropian, zgjedhjet një ditë më pas janë vlerësuar pozitivisht edhe në raportin e OSBE-së dhe vëzhguesit e kongresit të Këshillit Evropës.
Misioni ndërkombëtar mbikëqyrës i zgjedhjeve ishte i përbërë nga 275 vëzhgues nga 40 vende, në mesin e të cilëve 253 ekspertë të OSBE-së, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, 15 anëtarë të Kongresit të Këshillit të Evropës dhe 7 eurodeputetë. (NERMIN MULAKI FEJZULLAHU, TVM2)
