Lindja e Mesme, sekretari i shtetit i ShBA-së viziton Izraelin
Izraeli do të humbasë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara....

Izraeli do të humbasë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara nëse ndërmerr aneksimin e Bregut Perëndimor, paralajmëroi presidenti amerikan.
Uashingtoni është kundër vendimeve të Knesetit dhe thekson se ato mund të rrezikojnë armëpushimin e arritur në Gazë. Në Izrael ka mbërritur sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio.
“Na pret ende punë përpara, por ndihemi shumë pozitivë në këtë drejtim. Po ecim mirë. Është e pabesueshme që brenda vetëm shtatë apo tetë ditësh janë vendosur strukturat dhe sistemet. E kemi bërë të pamundurën njëherë dhe synojmë ta bëjmë përsëri. Mundemi, sepse kemi partnerë të mirë me të cilët bashkëpunojmë.”, - deklaroi sekretari i shtetit i ShBA-së, Marko Rubio.
Marrëveshja, e cila hyri në fuqi më 10 tetor dhe bazohet në planin e paqes së administratës Tramp, u vu në rrezik pas dhunës vdekjeprurëse në Gazë dhe akuzave të ndërsjella midis Izraelit dhe Hamasit për shkeljen e saj. (VLORA LATIFI – TOPOJANI, TVM2)
