Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Ahmeti: AKI është fituese e zgjedhjeve
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti...

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka vlerësuar se pas procesit zgjedhor të 19 tetorit ka dominuar sindromi i Gazimenstanit, kur humbësi del fitues. Ahmeti tha se AKI në këto zgjedhje ka fituar 114 mijë e 76 vota, duke i sjellë këtij koalicioni 159 këshilltarë. Ndërsa, siç tha Ahmeti, VLEN-i ka fituar 91 mijë e 849 vota me 122 këshilltarë komunalë.
“A është fitues 14 mijë e 76 vota apo 91 mijë e 849 vota? A është fitues 159 mandate për këshilltarë apo 122 mandate. Mirëpo, kjo është kjo. Për çdo ditë merren se kanë fituar zgjedhjet.”, - deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Sipas Ahmetit, të VLEN-it janë humbësit e zgjedhjeve, prandaj ai kërkoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa vonesë. Në pyetjen nëse planifikon dorëheqjen, Ahmeti tha se humbësi duhet të tërhiqet jo fituesi, ndërsa të dhënat në KShZ flasin se Aleanca Kombëtare për Integrim është fitues dhe se ai deri tani nuk ka asnjë humbje në asnjë cikël zgjedhor.
Ahmeti njëherësh kërkoi mbështetje për kandidatët e AKI-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve në komunat ku garojnë kandidatët për kryetarë të këtij koalicioni.
Rexhepi vazhdon fushatën për Tetovën
Ndërkohë kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, duke shpalosur programin e tij, tha se rritja ekonomike është në mesin e prioriteteve kryesore, thotë kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetarët e Tetovës, Bajram Rexhepi.
Ai gjatë shpalosjes së programit të tij thotë se ajo që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Tetovës është zhvillimi Kodrës së Diellit.
Kjo, sipas tij, do të krijojë vende të reja të punës, sidomos për të rinjtë, të cilëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, duhet t’u krijohet shpresë për të jetuar në Tetovë.
“Do ju japim shpresë të rinjve, që të kenë vende pune, që të ketë rroga më të larta dhe këtë do ta bëjë zhvillimi i Kodrës së Diellit. Zhvillimi i Kodrës së Diellit do të jetë projekti kryesor, i cili do ta vë në funksion zhvillimin ekonomik të Tetovës, do të krijoj vende të reja pune, rroga më të larta dhe gjithsesi për herë të parë pas shumë vitesh do të sillet edhe plani gjeneral urbanistik, me çka do t’u mundësohet investitorëve që të ketë investime të reja.”, - theksoi kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi.
Bajrami thekson se çdo investitor që do të hapë një fabrikë në Tetovë do t’i mundësohet kjo, sepse aktualisht jo vetëm plani gjeneral, por edhe planet detale e kanë bërë të pamundur zhvillimin e hovshëm ekonomik.
Fushatën për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale e vazhdojnë edhe kandidatët tjerë të Aleancës Kombëtare për Integrim në Strugë, Studeniçan dhe Kërçovë, Arsim Dalipi, Ejup Abazi dhe Fatmir Dehari, të cilët vazhdojnë të shpalosin programet e tyre, me synimin për të dalë fitues në zgjedhjet e 2 nëntorit. (GYLTENE SINANI, TVM2)
