Nepal–përmbytjet, si masë parandaluese evakuohen mijëra banorë
Mijëra njerëz braktisën fshatrat dhe qytetet përgjatë një lumi malor në veriperëndim të Nepalit...

Mijëra njerëz braktisën fshatrat dhe qytetet përgjatë një lumi malor në veriperëndim të Nepalit, pas shirave të dendur që detyruan autoritetet lokale të japin alarmin se lumi do të dalë nga shtrati, duke përmbytur tokat përreth.
Autoritetet kanë krijuar një digë provizore përreth lumit Kaligandaki. Banorët që jetojnë në brigjet e lumit u zhvendosën në vende më të larta për shkak të frikës se lumi mund të dalë nga shtrati dhe të përmbysë zonën rreth 200 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Katmandu.
Tmerri i banorëve për një tjetër fatkeqësi natyrore vjen edhe pas dy tërmeteve të fuqishme që shkatërruar Nepalin më 25 prill dhe 12 maj, duke lënë të vdekur rreth 8700 njerëz dhe duke plagosur 16.800 të tjerë.
Dridhjet dhe tronditjet shkaktuan rrëshqitje të tokës në vendin rrëzë Himalajeve. Në vitin 2002, dhjetëra njerëz u vranë kur një ortek bore çau digën Seti, uji i së cilës rrodhi, duke përmbytur të gjitha fshatrat aty pranë.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
