Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Lëvizja “E di” në garë për Qendrën dhe Kumanovën
Secila komunë ka për detyrim...

Secila komunë ka për detyrim të kujdeset për qytetarët e saj, jo vetëm me projekte afatgjata dhe të mëdha, por edhe me masa konkrete të përditshme, të cilat e lehtësojnë jetesën dhe e bëjnë më të sigurt. Prandaj, kandidati i Lëvizjes “E di” për kryetar të Qendrës premton masën për subvencionimin e servisimit të ashensorëve dhe hidrantëve.
“Paralajmëroj masën për subvencionimin e 70% të shpenzimeve për serviset vjetore të ashensorëve dhe hidrantëve. Kjo është një masë, që do të thotë siguri dhe përgjegjësi. Me këtë mbështetje do t’i ndihmojmë qytetarëve, që në mënyrë të rregullt t’i mirëmbajnë ashensorët dhe sistemet e zjarrfikjes, ndërsa gjithashtu do t’i ulim edhe shpenzimet në buxhetin e familjeve. Siguria e secilit njeri, secilës familje dhe secilës shtëpi në Qendër është prioriteti ynë. Me këto masa tregojmë se komuna është partner i vërtetë i qytetarëve.”, - deklaroi kandidati i Lëvizjes “E di” për kryetar të Qendrës, Mirosllav Llabudoviq.
Ndërsa kandidati për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, promovon projektet infrastrukturore të realizuara deri më tani si kryetarë aktual i komunës.
“Këtu jemi në rrugën ‘Bajram Shabani’, më tepër se katër dekadash, për herë të parë ndërtuam kanalizim atmosferik, të mblidhet uji nga shiu që e vërshonte pjesën qëndrore të qytetit. Ju kërkoj falje qytetarëve që ishte patjetër të gërryhej në shumë vende, për shkak të instalimit nëntokësor. Vazhdojmë me rikonstruimin e plotë të rrugës dhe për herë të parë ndërtimin e trotuareve. Shpresoj se qytetarët nuk do t’i shfrytëzojnë për parkim.”, - theksoi kandidati për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Me këtë, sipas Llabudoviqit, komuna do të reduktojë barrën e shpenzimeve financiare të qytetarëve. (ERSAN PAJAZITI, TVM2)
