Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, LSDM fushatë në Vallandovë dhe Aerodrom
Kandidati i LSDM-së për komunën e Vallandovës.....

Kandidati i LSDM-së për komunën e Vallandovës, për qytetarët e Vallandovës premton se do ta vazhdojnë progresin dhe zhvillimin e Vallandovës, sepse dëshmuam se në tetë vitet e fundit e përmirësuam pasqyrën, si për Vallandovën, ashtu edhe për vendbanimet e tjera.
Nga një komunë jotransparente ku kërcënohej hapja e shpellës për minierë, arritëm që Vallandova të jetë komuna më transparente ku ekonomia e gjelbër është prioritet. Arritëm që çdo qytetarë të jetë në rend të parë, ashtu do të jetë edhe në katër vitet e ardhshme, tha Kostadinov, i cili paralajmëroi ndërtimin e pishinës së qytetit, park të ri, kompleks të ri për sport dhe rekreim.
Kostadinov tha se në fokus sërish do të jenë qytetarët përmes rritjes së subvencioneve për të porsalindur, nxënës të klasave të para, për fillimin e bizneseve, por edhe për pensionistët.
“Sigurojmë 10 milionë në nivel vjetor për sigurimin e biznesit familjar, 5 milionë për shoqatat tona qytetare, 2 milionë denarë për pensionistët dhe subvencioni që është për të porsalindur nga të deritanishmet 5 mijë denarë do të rritet në 30 mijë denarë, që është shumë e rëndësishme dhe praktikisht tregojmë një pako të plotë dhe kujdes për qytetarët nga moshat më të vogla e deri te qytetarët tanë më meritorë, e ata janë pensionistët tanë.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së për Komunën e Vallandovës, Pero Kostadinov.
Ndërkohë, kandidati i LSDM-së për komunën e Aerodromit, Aleksandar Trajanovski, thekson se zëri i qytetarëve do të jetë prioritet në punën e tyre.
Sipas tij, në këtë komunë janë të nevojshme ndryshime që do të jenë në interes të qytetarëve. Ai vlerëson se Aerodromit i mungojnë vendparkime të reja, i mungon më shumë gjelbërim, terrene sportive dhe për fëmijë, çerdhe të reja, parqe për kafshë shtëpiake dhe më shumë hapësirë për pushim dhe relaksim.
Aerodromi duhet të zhvillohet në mënyrë të planifikuar, vlerëson Trajanovski.
“Pavarësisht se çfarë parti politike janë, ka një numër të madh të qytetarëve që nuk dolën në zgjedhje. Unë u bëj thirrje që nëse duan që disa gjëra të ndryshojnë në komunën e Aerodromit, të dalin më masivisht dhe të japin mbështetje për këtë koncept. Unë jam këtu, nuk vuaj nga egoja, do të jap mbështetje për të gjithë, por e dua mbështetjen, për shkak se besoj se mundemi përfundimisht të ndryshojmë diçka. U ngulfatëm dhe u mbuluam me mbeturina, kemi mundësinë që më 2 nëntor këtë ta ndryshojmë.”, - theksoi kandidati i LSDM-së për Komunën e Aerodromit, Aleksandar Trajanovski.
LSDM vlerëson se pas zgjedhjeve VMRO-DPMNE është në panik, pasi që LSDM do të fitojë më shumë komuna se VMRO-DPMNE në vitin 2017 dhe se të njëjtit nuk mund të pajtohen me faktin se LSDM mbetet partia më e fortë opozitare në vend. (FLORIJE KAMBERI, TVM2)
