Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Jakimovski akuza ndaj pushtetit

24.10.2025 19:20

Në kuadër të fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve...

Në kuadër të fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve, kandidati i Koalicionit “Përvoja për sukses” për kryetarët e komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, ka akuzuar pushtetin se fillimisht lejoi mbulimin me mbeturina të komunave të Shkupit e më pas po aktrojnë shpëtimtarin. Po ashtu ai ka lëshuar kritika edhe për mosasfaltimin e rrugës “Juri Gagarin”.

“Premtimi ishte se më 20 tetor do të fillojnë me asfaltim. Janë zhdukur. E bllokon personalisht ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, i cili për çdo ditë mban presa kundër meje. Ministër, në vend që të mbash presa, merr 2 mijë euro rrogë, t’u shërbesh edhe qytetarëve të Karposhit. Ato nuk janë paratë tuaja, ato janë paratë e bankës botërore, ti po e keqpërdor detyrën zyrtare dhe autorizimin dhe çon inat me qytetarët e Karposhit.”, - deklaroi kandidati i Koalicionit “Përvoja për sukses” për Karposhin, Stevço Jakimovski.

Jakimovski thotë se pikërisht rruga “Juri Gagarin” do të jetë rruga e parë që do ta asfaltojë vitin e ardhshëm. Po ashtu ai tha se do ta njoftojë Bankën Botërore për keqpërdorim të parave të tyre. (FITORE DEMOLLI, TVM2)