Maqedoni
Parashikimi i motit
25.10.2025 11:39
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha dielli....

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha dielli. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore vende-vende herë pas here e fortë, nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.
Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 16 deri në 23°C.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha dielli. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here e fortë, nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 20°C.
