Botë

Qarkullimi në rrugë zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata

25.10.2025 12:08

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
 
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut ose gurëve. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.