Maqedoni

Ndryshimi i orës, nga nesër do të flemë një orë më shumë

25.10.2025 12:37

Sonte, më 26 tetor, në orën 3 pas mesnate, vendi kalon në orën dimërore....

Sonte, më 26 tetor, në orën 3 pas mesnate, vendi kalon në orën dimërore. Akrepat e orës do të kthehen një orë pas, pra nga ora 3 në orën 2, dhe kështu kjo ditë do të zgjasë një orë më shumë se ditët e tjera të vitit. Me këtë ndryshim, mëngjeset do të jenë më të ndritshme, por në anën tjetër, pasditet do të errësohen më herët.

 
Ora dimërore fillon çdo vit në fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit, kur përsëri kalohet në orën verore dhe akrepat e orës shtyhen një orë përpara. Ora dimërore do të jetë në fuqi deri në mars të vitit 2026, kur vendi do të kthehet sërish në orën verore.
 
Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të vitit 1970 me elaborimin se me atë shtyhet dita, mundësohet kursim i konsumit të energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase. Kalimi nga koha e verës në të dimrit për herë të parë u shënua në 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore. Në Maqedoni përllogaritja dimërore dhe verore e kohës është vendosur në vitin 1996.