Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VMRO- DPMNE mbajti tubim në Dojran

25.10.2025 13:28

“Më 2 nëntor ju nuk votoni për një kryetar të thjeshtë komune, me 2 nëntor ju votoni për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tuaj”....

“Më 2 nëntor ju nuk votoni për një kryetar të thjeshtë komune, me 2 nëntor ju votoni për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tuaj”. Ky është mesazhi i kandidatit të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për komunën e Dojranit, Ilija Tentov, i cili mbrëmë u’a përcolli banorëve të këtij qyteti. Tentov i cili vazhdon garën për në rrethin e dytë zgjedhor, u bëri thirrje banorëve që të dielën e ardhshme, pa mëdyshje të votojnë atë dhe opsionin politik të cilin e ofron ky koalicion, pasi që siç vlerësoi ai, vetëm në këtë mënyrë mund të pritet zhvillim më i madh komunal dhe jetë më të mirë për të gjithë. Para banorëve tha se ka përkrahjen maksimale nga pushteti qëndror për t’i realizuar të gjitha projektet e tij, përmes së cilëve, Dojranin do ta shndërrojë në një qytet modern, urban si dhe tërheqës për turistë dhe banorë. 
 
“Kjo mbështetje do të thotë se pushteti lokal dhe qendror do të punojnë krah për krah për komunën tonë dhe kjo është garanci se qyteti i Dojranit do të hapërojë përpara. Të nderuar miqë, më 2 nëntor nuk votoni vetëm për mua, por votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për liqenin tonë shekullor, për Dojran të urbanizuar, rrugë më të pastërta, turizëm më të zhvilluar, investime të shumta dhe për një shancë të vërtetë ku të rinjtë do të mbetën në vendlindje.”, u shpreh kandidati VMRO-DPMNE-së për kryetar në komunën e Dojranit, Ilija Tentov.
 
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski u tha banorëve se fare nuk do të jetë lehtë për t’i ringjallur komunat dhe përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve nëpër komuna, por u shpreh i bindur se me shumë punë, përkushtim, sinqeritet dhe qasje serioze mund të arrihet çdo gjë. VMRO- DPMNE shtoi Mickoski, nuk i ikën sfidave, përballjeve dhe problemeve, ne jemi koalicion që ka dëshmuar se mund t’i dalim ballë dhe t’i zgjidhim problemet e kësaj shoqerie. Andaj ai u shpreh i sigurtë se pas rrethit të dytë zgjedhor VMRO-DPMNE do të ketë 59 kryetar komunash. 
 
“Në këto zgjedhje lokale, qytetarët dhënë besimin e tyre për koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në përmasa të mëdha historike, si asnjëherë më parë. Në 59 komuna, koalicioni ynë ose fitoi kryetar ose është në vendin e parë për të fituar. Jam i bindur se këtyre 33 kryetarëve të komunave që u zgjodhën në rrehtin e parë, nëse shtohen edhe këta dy të rinj, ku kudërshtarët u tërhoqën, tani më bëhen 35. Jam i bindur se këtyre 35, do t’u shtohen edhe 24 të mbeturit  dhe numri i i kryetarëve tanë do të jetë 59.”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
VMRO-DPMNE mbrëmë vazhdoi fushatën për rrethin e dytë zgjedhor edhe në Konçe dhe Vallandovë, ndërkohë kandidati i tyre për Qytetin e Shkupit Orce Gjrogjievski u takua me banorët e komunës së Gazi Babës. Të gjithë ata, ftuan qytetarët të votojnë kandidatët e këtij koalicioni edhe më 2 nëntor.
 
REXHEP QAMILI