Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, E Di vazhdon fushatën në komunën Qendër
25.10.2025 14:25
Llabudoviç për Qendrën premton rikonstruimin e fasadave dhe modernizimin e ndërtesave...

Kandidati i “E Di” Mirosllav Llabudoviç për Qendrën premton rikonstruimin e fasadave dhe modernizimin e ndërtesave e cila do të ndikon në zbukurimin e komunës dhe deri në deri 70% ulje të faturave të ngrohjes për banorët.
“Përmes granteve nga komuna do të rinkonstruojmë plotësisht fasadat dhe do t’i bëjmë energjetikisht efikase. Çdo ndërtesë është pjesë e identitetit dhe shpirtit të komunës sonë. Prandaj, fasadat e vjetra do të marrin një pamje të re, dinjitoze dhe moderne, që jo vetëm do ta zbukurojë qendrën, por do të ju sjellin banorëve 70% ulje të faturave të ngrohjes dhe kursim të madh energjetik. Për më tepër, planifikojmë vendosjen e paneleve fotovoltaike dhe modernizimin e stacioneve të pompave të ujit në banesa.”, u shpreh kandidati i lëvizjes "E Di" për kryetar të Qendrës, Mirosllav Llabudoviq.
Llabudoviç gjithashtu ka premtuar edhe rinkonstruimin e rrugës “Vizioni 50”.
“Kjo rrugë “Vizioni 50” ka qenë e harruar dhe e neglizhuar për vite me radhë. Unë premtoj se brenda gjashtë muajve të parë të mandatit tim, rruga do të rindërtohet plotësisht, do të ndërtojmë një korsi të reja, trotuare, parqe dhe zona për këmbësorë dhe biçikleta. Do të vendosim rregull në parkim dhe do të krijojmë vende parkimi rezidenciale për banorët, që ata të kenë përparësi. Po ashtu, të gjitha kabllot këtu pas meje do të vendosen nën tokë.”, Llabudoviq.
Plani përfundimtar për këtë rrugë përfshin vendosjen e zonës 30 me kufizim të shpejtësisë dhe ndriçim të ri për më shumë siguri për këmbësorët dhe të moshuarit.
GAZMEND KURTISHI
