Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, E Majta vazhdon garën për Shkupin
25.10.2025 14:53
Mecinoviç premton veprim të menjëhershëm për pastrimin e qytetit...

Kandidati i Majtës për qytetin e Shkupin, Amar Mecinoviç, premton veprim të menjëhershëm për pastrimin e qytetit, duke kërkuar bashkëpunim me pushtetin qendror dhe ndërprerjen e kontratave të dëmshme.
“Ne do të veprojmë menjëherë për pastrimin e qytetit, por për këtë na duhet koordinim me pushtetin qendror dhe me kryetarët e komunave të Shkupit. Së dyti, duhet të ndërpriten menjëherë të gjitha kontratat korrozive me ndërmarrjet e qytetit. Së treti, duhet të mbahet një takim me të gjitha sindikatat dhe me të gjithë punëtorët e ndërmarrjeve për të diskutuar kushtet e punës në vetë ndërmarrjet.”, u shpreh kandidati nga E Majta për kryetra të Shkupit, Amar Mecinovç.
Mecinoviç vlerëson se situata alarmante me mbeturinat në Shkup është e qëllimshme.
“Viti 2025 nuk është viti që e kishim imagjinuar se do ti zhvillojmë këto biseda dhe kjo tregon se sa jonormale është ajo që po ndodh. Kjo është e qëllimshme dhe pas kësaj qëndron faktori njeri që e ka shkaktuar gjithë këtë. Gjatë viteve të fundit, autoritetet e qytetit, përmes mosveprimit të këshillit dhe bordit drejtues, e kanë lënë qytetin pas dore, ndërsa komunat e Shkupit kanë krijuar deponi publike ilegale.”, tha Mecinovç.
Sipas Mecinoviç kjo situatë me mbeturinat në qytet është e koordinuar që dikush të përfitojë pikë politike nga shëndeti i qytetarëve. Dhe kjo sipas tij është një gjë e cila nuk duhet të përsëriten asnjëherë.
GAZMEND KURTISHI
