Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Jakimovski kërkon mbështetje në Karposh

25.10.2025 15:11

Jakimovski premton se nëse zgjidhet kryetar komune, Karposhi do të jetë komuna e parë ku në parkingjet publike...

Kandidati për kryetar të komunës së Karposhit nga radhët e koalicionit “Përvojë për Sukses”, Stevço Jakimovski, në kuadër të shpalosjes së programit të tij premton se nëse zgjidhet kryetar komune, Karposhi do të jetë komuna e parë ku në parkingjet publike do të vendosen instalime për karikimin e automjeteve me motor elektrik. Kjo masë sipas tij do të kontribojë në rritjen e ndërgjegjes për blerje të makinave elektrike.  
 
“E dimë që kjo është simbolikë, kjo është pionierizëm. Megjithatë, paramendoni nëse edhe qyteti i Shkupit jep kësi lloj subvencione, nëse edhe ministria e ekonomisë apo ajo e ekologjisë jep kësi lloj subvencione, paramendoni në nivel të qytetit se sa do të ulej niveli i CO2 në ajër. Përkatësisht në Evropë kemi vende si Norvegjia ku 100% automjetet janë me motor elektrik dhe kjo do të thotë se të gjithë ne duhet të shkojmë në atë drejtim.”, u shpreh kandidati për kryetar të Krposhit nga Përvojë për Sukses, Stevço Jakimovski. 
 
Jakimovski me këtë rast shtoi se duhet të ulet prania e automjeteve me karburant fosil, që të kontribohet për cilësi më të lartë të ajrit. 
 
ERSAN PAJAZITI