Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, kandidatët e pavarur vazhdojnë garën

25.10.2025 15:30

Kanddiatët e pavarur vazhdojnë garën për kryetarë të Dibrës, Studeniçanit, Koçanit dhe Kumanovës...

Kanddiatët e pavarur vazhdojnë garën për kryetarë të Dibrës, Studeniçanit, Koçanit dhe Kumanovës, si edhe në komunat tjera ku garojnë për rrethin e dytë të zgjedhjeve. 
 
“Kjo fushatë nuk ka qenë politike, por një udhëtim i sinqertë me njërëzit e mi, me ju, që më keni hapur dyert, emrën dhe shpresën për një Dibër më të drejtë, mët ë pastërt dhe më të zhvilluar ekonomikisht. Unë nuk vij me premtime boshe, as me fjalë të mëdha, vij me qëllim të vetëm ti kthejmë dinjitetin qytetit tonë. E di se ndryshimi nuk është i lehtë.”, u shpreh kandidat i pavarur për kryetar të Dibrës, Ramadan Imeri.
 
“Projektet që do të realizohen gjatë këtij mandati, janë projektet kapitale. Ne në fshatin Batincë jemi duke ndërtuar urë 16 metra, jemi duke ndërtuar 3.5 kilometra rrugë të asfaltuara, po edhe në vendbanimet tjera. Ne jemi në përfundim të rrugës prej te Uji kuq deri në Lak, 6.5 kilometra rrugë. Ajo rrugë ia hap dyert e mëdha për zhvillim të turizmit malor, komunës sonë.”, u shpreh kandidat i pavarur për kryetar të Studeniçanit,  Azem Sadiku.
 
“Të bashkohemi të gjithë për të mposhtur makinerinë partiake, financuesit e tyre, njerëzit që krijuan këtë sistem që ka sjellur padrejtësi, tragjedi, sulme dhe dhunë. Kjo është thirrje për bashkim, sepse jemi më të fortë dhe më në numër. U kërkoj falje njerëzve që ua kam lënduar emocionet, pasi më sulmuan se kam festuar me instrumente hyrjen në rrethin e dytë. Nuk kam pasur qëllim të keq, por vetëm kam shkuar te lagja e romëve për të falenderuar bashkqytetarët e mi, të cilët më mbështetën.”, u shpreh kandidat i pavarur për kryetar të Koçanit, Venko Krstevski.
 
“Pranojmë mbështetje nga të gjithë qytetarët të komunës së Kumanovës, të cilët mendojnë dhe duan të bëjnë kushte më të mira për jetesë në komunën e Kumanovës. Të gjithë që besojnë se mundet më mirë, të gjithë që mbajn mend se Kumanova ka qenë qytet i kulturës, qytet i humorit, qytet i industrisë dhe qytet i njerëzve të lumtur. Të gjithë ato që dëshirojnë që fëmijët e tyre, familjet e tyre të mbeten këtu.”, u shpreh kandidat i pavarur për kryetar të Kumanovës, Goran Stojkovski.