Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VLEN vazhdon garën për Bërvenicën

25.10.2025 15:51

Garën në rrethin e dytë e vazhdon edhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Bërvenicës, Haqim Ramadani...

Garën në rrethin e dytë e vazhdon edhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Bërvenicës, Haqim Ramadani.
 
Ramadani i cili në rrethin e dytë është me kandidatin e VMRO-DPMNE-së Jovica Ilievski, ka siguruar edhe përkrahjen e kundër kandidati nga AKI në rrethin e pare Enver Pajaziti. Ata kanë udhëtuar bashkërisht në Gjermani, Austri dhe Zvicër, për tu takuar me mërgimtarët nga Bërvenica, me qëllim që ata të mobilizohet që në rrethin e dytë më dy nëntotë të vijë për të votuar. 
 
VMRO-DPMNE: Jemi favorit në rrethin e dytë 
 
Ndërkohë VMRO DPMNE thotë se në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale futet si favorit absolut dhe pret fitore absolute në komunat ku garon. 550 vende këshilltarësh 33 komuna të fituara në rrethin e pare dhe rritja e votave për 11 mijë, që në rrethin e pare janë një mundësi e mirë që në rrethin e dytë ta shkruajmë historinë ka deklaruar Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE. 
 
Lëvizja “E Di” në garë për Kumanovën
 
Ndërkohë Lëvizja e Di vazhdon fushatën në qytetin e Kumanovës ku në garë për kryetarë komune është kreu i kësaj partie Maksim Dimitrievski. Ky i fundit duke shpalosur ofertën e tij ka thënë se angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbime më cilësore komunale.