Botë
Sulme të reja ruse godasin Ukrainën, katër të vrarë, mbi 20 të plagosur
25.10.2025 17:24
Sulmet ruse me raketa dhe dronë ndaj Kievit dhe një pjesë tjetër të Ukrainës Juglindore gjatë natës së kaluar...

Sulmet ruse me raketa dhe dronë ndaj Kievit dhe një pjesë tjetër të Ukrainës Juglindore gjatë natës së kaluar, kanë rezultuar me të paktën katër persona të vrarë dhe rreth 20 të tjerë të plagosur. Në Kiev, dy persona u vranë dhe 13 u plagosën në një sulm me raketa balistike në orët e para të së shtunës, thonë burimet e brendshme nga policia ukrainase. Ndërsa dy persona të tjerë u vranë në Dnipropetrovsk, kurse 7 të tjerë u plagosën. Ky sulm vije pas takimit të Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me koalicionin “Të gatshmit”, e cila premtoi ndihmë ushtarake për sulmet tjera ruse. Forca ajrore e Ukrainës thanë se Rusia lëshoi nëntë raketa dhe 62 dronë, nga të cilët katër raketa dhe 50 dronë u kapën.
“Po punojmë në shuarrjen e zjarrit i cili shpërtheu pas sulmeve. Në këtë operacion janë kyçur më shumë se 200 persona, dhe 60 njësi vepruese. Një pjesë e të lënduarve janë hospitalizuar, por për fat të keq ka edhe viktima.”, u shpreh një zjarrfikës.
Përfaqësuesi special i Krimesë në takim me homologun e tij Vitkov, shprehi gatishmërinë se Moska dhe Uashingtoni, janë shumë afër të një zgjidhje diplomatike për ndërprerjen e luftimeve në Ukrainë. Ai poashtu theksoi se akoma ka mundësi që të realizohet takimi i shumëpritur Trump-Putin.
“Do ta vazhdojmë dialogun me palën amerikane, duke e shprehur qartë qëndrimin tonë, se interesat kombëtarë ruse patjetër se duhet të respektohen, dhe saksionet e tilla, dhe se hapat e tilla jo-miqësore, nuk do të kenë kurfarë ndikimi i në ekonominë ruse.”, u shpreh përfaqësuesi i posaçëm i Kremlinit për çështjet ekonomike, Kiril Dmitriev
Nga ana tjetër koalicioni “Të gatshmit”, janë duke ushtruar presion politik mbi Moskën zyrtare, në bashkëpunim me SHBA-në.
“Fillimisht do të veprojmë që ta largojmë gazin dhe derivatet tjera të naftës ruse nga tregu global. Gjatë javës së kaluar Britania e Madhe, u bë vendi i parë që vendosi sanksione mbi secilën kompani ruse të naftës. SHBA ka vepruar me këmbëngulje që të na bashkohen në këto sanksione së bashku edhe me sanksionet e vende të Bashkimit Europian, me çka ne po ngulfatim financimin e ushtrisë ruse.”, u shpreh kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
NATO ndërkohë ka dalë me një qëndrim kategorik se përkrahja e aleancës ushtarake, është duke dhënë rezultate të dukshme në rafshin ushtarak, por edhe tarifat amerikane, po japin shtypjen e sajë mbi Rusinë.
FITIM KRYEZIU
