Maqedoni
Parashikimi i motit
26.10.2025 11:27
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut, fillimisht në pjesët perëndimore ku do të jenë më të dendura dhe të rrëmbyeshme, me mundësi për vetëtima dhe bubullima. Do të fryjë erë e moderuar juglindore, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë jugperëndimore.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidro-Meteorologjike, temperatura minimale do të jetë nga 6 deri në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 22°C.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu herë pas here, veçanërisht gjatë natës. Do të fryjë erë e moderuar juglindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 19°C.
Gjatë natës në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa të hënën paradite në të gjithë territorin, do të ketë reshje shiu që lokalisht do të jenë më të dendura dhe të rrëmbyeshme, me mundësi për stuhi. Procese më intensive në formë të motit të keq me reshje të rrëmbyeshme (lokalisht mbi 30 l/m²) dhe erë të fortë priten gjatë natës, sidomos në pjesët perëndimore të vendit.
