Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VMRO-DPMNE vazhdon fushatën në Negotinë

26.10.2025 14:22

Naceva vazhdoi fushatën e saj për rrethin e dytë zgjedhor duke kërkuar mbështetje maksimale...

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni për komunën e Negotinës, Marija Naceva, vazhdoi fushatën e saj për rrethin e dytë zgjedhor duke kërkuar mbështetje maksimale për ta. Ajo së bashku me koalicionin i cili e mbështet, u falënderoi qytetarëve për mbështetjen e tyre të dhënë për ta u shprehur e bindur se negotinasit kanë arritur të dallojnë programin e saj i cili premton zhvillim më të madh komunal për këtë qytet. Ajo zotohet se në mandatin e saj katërvjeçar fuqishëm do të punojë për t’i furnizuar gjitha vendbanimet e këtij qyteti me ujë, kanalizim, duke mos harruar t’i shtrojë të gjitha rrugët me asfalt të ri, ta zhvillojë zonën industriale përgjatë autostradës së këtij qyteti dhe të krijojë më shumë mundësi për punësimin e të rinjve. E të gjitha këto Naceva planifikon t’i arrijë me përkrahjen e pushtetit qendror. 
 
“Më 700 vota epërsi po hyjmë në rrethin e dytë zgjedhor, që do të thotë se VMRO-DPMNE në rrethin e dytë zgjedhor është fituese absolutë, vetëm nevojitet që më 2 nëntor  bashkërisht ta konfirmojmë fitoren. Vota e dhënë për mua dhe VMRO-DPMNE-n paraqet votë për të ardhme më të mirë dhe votë e dhënë për vizion të qartë,  se në cilën drejtim dëshirojmë ta zhvillojmë komunën tonë. Komuna jonë veç më bëri disa hapa drejtë zhvillimit. Treguam gatishmëri të plotë me përpilimin e projekteve konkrete dhe aplikimin e grandeve.”,  u shpreh kandidatja VMRO-DPMNE-s-së për kryetare në komunën e Negotinës, Marija Naceva.
 
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski e konfirmoi përkrahjen e tij dhe të qeverisë për t’i realizuar projektet e parashikuara dhe u shpreh i bindur se ajo është më e duhura për të udhëhequr këtë komunë. Mickoski tha se në rrethin e dytë zgjedhor Naceva do të merr besimin e shumicës së qytetarëve, por pavarësisht kësaj, Mickoski u bëri thirrje qytetarëve më 2 nëntor, masovikisht të rrethojnë numrin 9 - të VMRO-DPMNE-së dhe në asnjë mënyrë të mos i besojnë ofertës politike të LSDM - BDI-së, që sipas tij, kthejnë vendin prapa.  
 
“Në rrethin e dytë kemi tre opsione. Opsioni i parë është të dalim dhe të votojmë për Marijën, për VMRO-DPMNE-n dhe qeverinë tonë, e cila gjatë 16 muajve të kaluara dëshmoi se si punohet rrënjësisht dhe si shkohet para. Opsioni i dytë është koalicioni i udhëhequr nga LSD dhe BDI-së që na kthen prapa në kohërat e errëta, kur shkatërroheshe e gjithë Maqedonia, dhe opsioni i tretë është të mos votojmë ku në këtë mënyrë do të dëshmojmë revolt. Me këtë veprim i bëni dëm vetës.”, u shpreh kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
VMRO-DPMNE mbrëmë vazhdoi fushatën edhe në Rosomanë, Demir Kapi dhe në Lozovë. Më 19 tetor, VMRO-DPMNE fitoi 33 kandidatë për kryetar të komunave dhe 550 vende në këshillat komunale, ndërsa në rrethin e dytë hynë në balotazh në gjithsej 24 komuna. 
 
REXHEP QAMILI