Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, LSDM kërkon mbështetje në Aerodrom
26.10.2025 15:00
Trajanovski u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Aerodromit që e njohin vetën në këtë koncept të japin mbështetje...

Në javën e fundit të fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokal, kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë për kandidatët e LSDM-së në rrethin e dytë. Gjatë qëndrimit të tij në Komunën e Aerodromit kërkoi nga qytetarët që të dalin në votime në numër edhe më të madh sa që ishin në rrethinë e parë dhe të japin votën për kandidatin e LSDM-së, Aleksandar Trajanovski. Sipas Filipçes ka pasur presione para dhe gjatë procesit të votimit në të gjitha komunat dhe se për këtë janë të informuar të gjitha institucionet kompetente. Filipçe tha se qytetarët edhe në rrethin e dytë do të bëjnë dallimin se kemi kandidatë me aftësi të mira menaxhuese dhe program të mirë. Sipas tij kandidatët e VMRO-DPMNE-së në kanë treguar shumë pak rezultate në krahasim me kandidatët e LSDM-së.
Sa i përket bashkëpunimit për mbështetje të kandidatëve të LSDM-së me parti tjera në rrethinë e dytë të zgjedhjeve, Filipçe tha se po bëhen negociata dhe se për një vendim të tillë do të njoftohet pas 2-3 ditëve. Tha se mbështetja eventuale e kandidatëve nga koalicione të tjera nuk do të varet nga përkatësia etnike.
“Me sjelljen e tij, punën e tij në teren dhe kontaktet me njerëzit tregoi që ka kapacitet të drejtojë komunën se ka program të mirë dhe se në çdo aspekt e tejkalon kundër kandidatin nga VMRO-DPMNE i cili praktikisht nuk bëri asgjë në komunë. Ai nuk ka përgjigje për atë se pse nuk është përmbushur as 20% nga programi i tij. Vlerësoj se Aerodromi meriton shumë më tepër nga ai. Ja një apel të dalin dhe të votojnë.”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Kandidati për kryetar komunë nga LSDM në Aerodrom Aleksandar Trajanovski, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Aerodromit që e njohin vetën në këtë koncept të japin mbështetje. Aerodromi duhet të zhvillohet në mënyrë të planifikuar vlerëson Trajanovski.
“Absolutisht pres mbështetje nga të gjithë faktorët politik. Unë qytetarët nuk i ndaj në bazë të partisë politike. Bëjmë anketa në teren dhe gjatë gjithë kohës jemi në mesin e qytetarëve dhe kështu po marr mbështetje nga një numër i madh i qytetarëve pa marr parasysh nga cila parti politike. Kështu që u bëj thirrje të gjithëve në mënyrë masive të dalin të votojnë sepse ata e kanë çelësin për ndryshimet në këtë pushtet lokal. Kush e njohu veten në këtë koncept të japë mbështetje në rrethin e dytë.”, u shpreh kandidati i LSDM-së për komunën e Aerodormit, Aleksandar Trajanovski.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, LSDM e vazhdon betejën në 17 komuna, ndërsa në rrethin e parë kjo parti fitoi 3 kryetarë komunash.
FLORIJE BELULI KAMBERI
