Maqedoni
Gjatë aksionit “Rrjeti” 5 persona të arrestuar
25.05.2015 16:28
Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të aksionit "Rrjeti" ka zbuluar një grup kriminel që ka furnizuar dhe shpërndarë marihuanë...

Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të aksionit "Rrjeti" ka zbuluar një grup kriminel që ka furnizuar dhe shpërndarë marihuanë, por edhe një lloj tjetër të narkotikës në disa qytete në vend.
Sipas MPB-së, janë arrestuar 5 persona gjatë bastisjes në Shkup dhe Kavadar, si dhe janë konfiskuar rreth 4,5 kilogramë marihuanë, janë marrë rreth 12.000 euro dhe materie stimuluese kristale në pluhur.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar me këtë aksion pasi ka marrë informacione se babë e bir nga një fshat i Shkupit kanë porositur një sasi të madhe të marihuanës. Prej atij momenti kur është vërtetuar se marihuana ka arritur në shtëpinë e tyre, Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë ka dalë në teren”- deklaroi zëdhënës i Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski.
Materia e konfiskuar bimore është dërguar te Sektori për Hulumtime Kriminalistike-teknike dhe Ekspertizë pranë MPB-së të RM-së.
Deri më tani, në kuadër të aksionit "Rrjeti" janë zbuluar 170 persona, të cilët akuzohen për tregti ilegale me narkotikë, ndërsa janë konfiskuar mbi 520 kilogram drogë nga lloje të ndryshme.
REJHANE BUSHI-METAJ
