Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Jakimovski premton subvencione për qytetarët

26.10.2025 16:14

Stevço Jakimovski nga përvoja për sukses vazhdon shpalosjen e ofertës programore për kryetar të Karposhit...

Stevço Jakimovski nga përvoja për sukses vazhdon shpalosjen e ofertës programore për kryetar të Karposhit, përfshi subvencionimin e ndërrimit të kulmeve të azbestit. Poashtu ai premton subvencionimin e riparimit apo vendosjen e ashensorëve të ri në ndërtesa kolektive, si dhe kurse për të moshuarit për përdorimin e sistemit elektronik bankar.
 
“Vazhdojmë me subvencionimin për dhënien e lejes për vozitje, për nxënësit e shkollave të mesme. E rrisim subvencionimin për ndihmën e parë, vërtetimin mjekësor, dhe harxhimet për herën e parë të testimit. Vazhdojmë me subvencionimin për ndërrimin e kulmeve të asbestit, të ndërtesave individuale dhe kolektive, vazhdojmë me subvencionimin e rekonstruimit apo ndërrimin e ashensorëve.”, u shpreh kandidati i Përvoja për Sukses për kryetar të Karposhit, Stevço Jakimovski.
 
Mjetet për subvencionim do të rriten për 40% thotë jakimovski, sipas të cilit projekti më i rëndësishëm është ai i kurseve për trajnimin e të moshuarve për sistemin elektronik bankar që do të mbahet nga të punësuarit në banka.  
 
ERSAN PAJAZITI