Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Mecinoviç nga E Majta synon kreun e Shkupit

26.10.2025 16:31

Nuk jam shkupjanë më i mençur, po angazhohem që shkupjanëve tu jepet mundësia që ti formojnë rrethanat e jetës së përditshme....

Nuk jam shkupjanë më i mençur, po angazhohem që shkupjanëve tu jepet mundësia që ti formojnë rrethanat e jetës së përditshme. Kështu vlerëson kandidati për kryetarë të qytetit të Shkupit nga Partisë E majta Amar Mecinoviç. Ai njëherit thotë se administrata e qytetit duhet të lirohet nga presioni politik.
 
“Ne kemi njerëz tejet të aftë në administratën e qytetit dhe ndërmarrjet e qytetit deh ndërmarrjet e qytetit, dhe ata vetëm duhet të gjithë vetëm të lirohen nga presioni politik dhe të udhëhiqen nga dikush që nuk mendon se është më i mençur se të gjithë shkupjanët. Unë nuk jam as më i mençur e as më i mirë se të gjithë shkupjanët, por vlerësojë se shkupjanëve duhet tu mundësohet ti formojnë rrethanat e jetesës sonë të përbashkët, sepse politika lokale ka ët bëjë me jetën tonë të përditshme, me problemet tona të përditshme.”, tha kandidati për kryetar të Shkupit nga E Majat, Amar Mecinovç.
 
Mecinovç thotë se kryetari i komunës nuk duhet të jetë destruktiv. 
 
“Kjo fushatë nuk ka të bëj me mua. Ky është pozicion i vullnetit politik, kryetari nuk do të del me lopata ti mbush gropat apo me fshesë ti pastroj rrugët. Kryetari i komunës paraqet vullnet politik e cila duhet të jetë proaktive, e cila nuk do të jetë destruktive dhe të veproj sipas interesave private. Ne jemi të lumtur se më në fund shkupjanët mund të shohin një narrativ tjetër. Nuk ka më ne kemi bërë ju keni bërë, ka vetëm një zgjidhje status kfonë ose ndryshimin që mund ta bëjmë të gjithë ne.”, u shpreh Mecinovç. 
 
Mecinoviq thotë se synon votën e të gjithë qytetarëve, për dallim nga kundër kandidati i tij nga VMRO-DPMNE i cili ka arritur koalicion me VLEN-in.
 
GAZMEND KURTISHI