Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, AKI vazhdon fushatën në Strugë
26.10.2025 16:53
Dalipi ka shpalosur 5 vendimet e para që do ti merrte në 100 ditët e para si kryetar komune....

Aleanca Kombëtare për Integrim ka vazhduar fushatën në Dollogozhdë të Strugës, ku njëri nga liderët e këtij koalicioni Ziadin Sela ka kërkuar mbështetjen e banorëve për kandidatin për kryetarë komune Arsim Dalipi. Sela para qytetarëve tha se Arsim Dalipi personifikon nderin, pastërtinë dhe respektin, prandaj gëzon mbështetjen e struganëve duke përfshirë edhe mërgatën. Mijëra mërgimtarë nga Zvicra, Austria, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe vendet tjera, po bëhen gati për të ardhur më 2 nëntor për të votuar për Arsim Dalipin tha Sela, sipas të cilit struga ka qenë dhe do të mbetet shqiptare.
“Kauza jonë do të vazhdojë mtë ejtë që Struga është e jona dhe do të vazhdojë të jetë e jona. E jona duhet të jetë e pastërt, e jona duhet të jetë e gjelbërt, dhe e jona duhet të jetë me sheshe, dueht të jetë me perspective për rininë dhe jo e betonizuar dhe uzurpuar.”, u shpreh kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.
Sela njëherit theksoi se shqiptarët nuk frikësohen nga presioni i pushtetit që mbështet kandidatin e pavarur dhe këtë do ta dëshmojnë më dy nëntor me votën për Arsim Dalipin. Ai tha se presion është të shëtisësh me drejtor spitali, në cilësinë e shefit të shtabit dhe të ndahen kontrata, duke u bërë presion të punësuarve. Sipas Selës presion është edhe kur shtron asfalt për ta blerë votën, që paraqet nderin. Ashtu si edhe ndërtimi i fushave të sportit, apo të blesh vota nën shoqërinë e njësive special, të cilat ishin në Strugë disa dit para se të nisin zgjedhjet, kjo është shantazh sipas Selës.
Ndërkohë kandidati për kryetarë Arsim Dalipi ka shpalosur 5 vendimet e para që do ti merrte në 100 ditët e para si kryetar komune.
“Nën një, parkim falas për qytetarët deri në orën 10 të mëngjesit. Nën dy me vendim të këshillit të komunës së Strugës, do të përgjysmohej me 50% pagesa për licencat për taksi, furgona dhe makina. Për taksi dhe furgona elektrike do të ketë lirim total nga pagesa e tatimit për të marr licenca, dmt 10% pa pagesë. Nën tre, subvencionim i lavazheve në të gjithë territorin.”, u shpreh kandidati i AKI-së për kryetarë të Strugës, Arsim Dalipi.
Subvencionimi i lavazheve sipas Dalipit ka për qëllim furnizimin me ujë teknik me anë të shpimit të puseve, me çka uji i pijshëm do të mbetej vetëm për pije. Kjo masë do të lehtësonte furnizimin me ujë të pijshëm në nivel të gjithë komunës së Strugës thotë Dalipi. Pika e katërt e programit të tij është instalimi i pompave në ndërtesat e vjetra, me çka do të zgjidhet problemi për furnizimin me ujë në katet e sipërme. Dhe pika e pestë e programit të Dalipit, është që të gjitha rastet sociale në Strugë do të lirohen nga pagesat tatimore.
Kandidatët e Aleancës kombëtare për Integrim, vazhdojnë fushatën edhe në komunat tjera ku garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, si në komunën e Tetovës, atë të Kërçovës dhe komunën e Studeniçanit.
GYLTENE SINANI
