Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, E Di vazhdon fushatën në Kumanovë

26.10.2025 17:13

Dimitrievski ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij për qytetin e Kuamnovës....

Kandidati nga Lëvizja E Di, Maksim Dimitrievski ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij për qytetin e Kuamnovës. Ai ka paralajmëruar ndërtimin e një çerdhe në lagjen Bregu i Gjelbër, për çka ai thotë se si kryetar aktual i komunës janë siguruar mjetet për këtë çerdhe.
 
“Në këtë lokacion kë tu ku është planifikuar ndërtimi i çerdhes për fëmijë, në të kaluarën janë dhënë shuma milionëshe për dëmshpërblim nga komuna në bazë të vendimit gjyqësor, ndaj ish pronarëve të tokës, sot erdhi koha të sigurohen mjete për ndërtimin e çerdhes së re për fëmijë me kapacitet prej mbi 400 fëmijësh dhe rregullimin e tërë asaj hapësirë.”, u shpreh kandidat nga E Di për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
 
Paoshtu Dimitrievski paralajmëron investime edhe në rrugën Avnoj.
 
“Dëshiroj të ju informoj se është në plan edhe ndërtimi dhe përfundimi i të gjitha krahëve të rrugës Avnoj dhe përfundimi i kanalizimit fekal i cili paraqet problem dekadësh. Për të gjithë projektet janë siguruar mjete nga qeveria e Maqedonisë dhe në periudhën e  ardhshme komuna do ti realizojë të njëjtat. Ju ftoj të ma jepni përkrahjen tuaj me qëllim që Kumanova të vazhdojë të rritet dhe zhvillohet.”, u shpreh Dimitrievski.
 
Dimitriaveki kërkon mbështetjen e kumanovarëve edhe për një mandat me premtimin se do të realizojë proejkte të shumta infrastrukturore, si dhe do të rris cilësinë e shërbimeve komunale për qytetarët. 
 
GAZMEND KURTISHI