Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VLEN, VMRO dhe E Di vazhdojnë fushatën

26.10.2025 17:37

Koalicioni VLEN vlerëson se edhe 7 ditë e ndanë nga fitorja historike në rrethin e dytë...

Koalicioni VLEN vlerëson se edhe 7 ditë e ndanë nga fitorja historike në rrethin e dytë. Nga VLEN kanë bërë apel deri tek të gjithë qytetarët shqiptarë që të votohet masovikisht në komuna ku janë në balotazh. 
 
“Në këtë moment vendimtar, apelojmë te të gjithë qytetarët shqiptarë, aktivistët dhe përkrahësit tanë që në komunat ku jemi në balotazh -Tetovë, Bogovinë, Dibër, Dollnen dhe Brvenicë, qytetrarët duhet të dalin masovikisht dhe të votojnë për kandidatët e VLEN-it.”, theksojnë nga ky kualicion. 
 
Edhe nga VMRO-DPMNE pretendojnë fitore historike në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më dy nëntor duke synuar fitore në pjesën më të madhe të komunave ku janë në garë. Ndërsa nga Lëvizja E Di përveç fitores në Kumanovë, synojnë fitore edhe në komunën Qendër të Shkupit, ku kandidati i tyre ka edhe mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të koalicionit.