Hendboll, Maqedonia nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Japonisë

27.10.2025 12:53

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj i ka filluar sot përgatitjet për dy ndeshjet kontrolluese me Japoninë, në kuadër të parapërgatitjeve për "Euro 2026"....

Nga mesdita e së hënës, nën urdhrat e kryetrajnerit Kirill Lllazarov, në Shkup janë vënë 20 hendbollisët plus 7 të tjerë të ftuar si rezervist, të cilët në kuadër të kësaj jave të hendbollit evropian do të luajnë dy ndeshje kontrolluese me Japoninë.

Këto dy ndeshje kontrolluese me japonezët do të  luhen në kuadër të parapërgatitjeve për ndeshjet e “Euro 2026”, që do mbahet në Danimarkë, Norvegji dhe Suedi. 

Ndeshjet me Japoninë, do të luhen në Kumanovë ditën e enjte dhe të shtunën. Takimi i parë do të luhet me dyer të mbyllura. Japonia deri më tani ka luajtur në 16-të kampionate botëror, ndërsa këto dy përfaqësuese kanë luajtur mes vete në botërorin e 2019-tës, në të cilin Maqedonia kishte triumfuar me 38:29.

Në evropianin e 2026-tës, përfaqësuesja e vendit është në grup të njejtë me nënkampionin e kontinentit të vjetër Danimarkën, Portugalinë dhe Rumuninë.