Formula 1, Lando Norris triumfon në Meksikë
Britaniku Norris me McLarenin, ka dalë fitues I garës për Çmimin e madh të Meksikës. Ai me këtë fitore në garën e 20 të kampionatit të sivjem ka marë kryesimin e renditjes së pilotëve. Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe katër gara...

Lando Norris me McLaren fitoi garën e Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, një fitore me vlerë të dyfishtë për pilotin britanik, që rikthehet në krye të renditjes botërore për pilotë.
Britaniku pas fitores së 6-të në këtë sezonë dhe të dhjetës në karrierën tashmë ndodhet 1 pikë para shokut të tij të skuadrës Oscar Piastri.
Në vendin e dytë u rendit makina Ferrari e Charles Leclerc, që la pas Max Verstappen me Red Bull.Deri në fund të këtij sezoni kanë mbetur edhe katër gara në - Sao Paolo, Las Vegas, Doha dhe Abu Dhabi, si dhe dy gara sprint.
Për momentin Norris, me 357 pikë e kryeson renditjen. Piastri ka 1 pikë më pak, ndërsa i treti me 321 pikë është Verstappen.
