Uragani Melisa sjell reshje të dendura dhe përmbytje në ShBA

27.10.2025 13:47

Stuhia Melisa u shndërrua në një uragan të kategorisë së katërt...

Stuhia Melisa u shndërrua në një uragan të kategorisë së katërt dhe meteorologët amerikanë thanë se ajo mund të arrijë edhe statusin e kategorisë së pestë, duke shkaktuar reshje të dendura shiu dhe duke rrezikuar përmbytje katastrofike në pjesën veriore të Karaibeve, përfshirë Haitin dhe Xhamajkën. Priten dëme të mëdha në infrastrukturë, ndërprerje të energjisë elektrike dhe të komunikimit, si dhe izolim të komuniteteve në Xhamajkë.

“Ky është një fenomen që do të zgjasë për disa ditë, dhe do të duhet të qëndroni në strehim në shtëpitë tuaja për dy deri në tre ditë, ndoshta edhe më gjatë për komunitetet që mund të mbeten të izoluara nga përmbytjet katastrofike. Nëse ndodheni në Xhamajkë, kushtet do të përkeqësohen shpejt gjatë ditës. Duhet të jeni të përgatitur ta përballoni këtë situatë për disa ditë, sepse kushtet do të bëhen gjithnjë e më të rënda.”, - deklaroi Xhejmi Rome nga Qendra Kombëtare për Uraganet e ShBA-së

Melisa pritet të kalojë pranë ose mbi Kubë të martën vonë dhe më pas mund të drejtohet drejt Ishujve Bahama të mërkurën. (FARIJE DAUTI BAKIU, TVM2)