San Antonio surpriza e NBA-së, Bostoni zhytet në krizë

27.10.2025 14:25

Natën mes të dielës dhe të hënës, skuadrat e NBA-së na kan sjellur kryesisht rezultatet e pritura. San Antonio është befasia, ndërsa Bostoni është dështimi më i madh në fillim të sezonit...

San Antonio ka marrë nën kontroll renditjen e Konferencën së Perëndimit me tri fitore deri më tani e asnjë humbje. "Spurs" mposhtën 118-107 Brooklyn, ndeshje ku Victor Ëenbanyama realizoi 31 pikë e 14 kërcime. Kështu San Antonio, kanë sukses maksimal në sezonin e ri, ndërsa Brooklyn mbetet në kërim të fitores së parë sezonale në NBA.

Ende asnjë fitore në kampionat për Boston, që sot u mund 119-113 nga Detroit, duke pësuar humbjen e tretë radhazi. Broën realizoi 41 pikë për Celtics por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa Cunningham e Duren realizuan 49 pikë së bashku.

Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që mundën 127-120 Sacramento jashtë fushe.  Miami Heat në ndeshjen e parë si vendas me 115:107 e mundi Neë York. Edhe ekipi i Dallas, falë 61 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 139-129 Toronto. (Safet Ademi, TVM2)