Maqedoni
Janevska: Cilësia në arsimin e lartë, për t’i ndihmuar shtetit
27.10.2025 14:41
Janevska i bëri thirrje komunitetit shkencor të kyçen aktivisht në procesin e krijimit dhe zbatimit të reformave në arsimin e lartë....

“Ngritja e cilësisë në arsimin e lartë duhet të ketë cak të parë ndikimin pozitiv serioz në shoqëri, si dhe ta ndihmojë shtetin në arritjen aty ku e ka vendin dhe jo vetëm ngritjen në Listën e Shangajit.”, porositi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Janevska, në forumin e parë për kualitet në arsimin e lartë, që u zhvillua në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, nga ku i bëri thirrje komunitetit shkencor të kyçen aktivisht në procesin e krijimit dhe zbatimit të reformave në arsimin e lartë.
“Po punojmë në mënyrë aktive për përgatitjen e 2 ligjeve të reja, ligjin për arsimin e lartë dhe ligjin për veprimtari kërkimore shkencore. Ligjet në vetvete nuk mund ta ngrenë një universitet më lart në Listën e Shangait, por nëse komuniteti akademik përfshihet së pari në krijimin e tyre dhe më pas i respekton ato, do të jemi në gjendje të ndërtojmë arsim të lartë me cilësi më të lartë.”, - deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Janevska vuri në dukje hapat konkrete të ndërmarra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të promovuar produktivitetin shkencor dhe integrimin e komunitetit akademik në hapësirën globale të kërkimit. Bazat e të dhënave shkencore të këtij viti janë në dispozicion falas për profesorët, shkencëtarët dhe studentët në universitetet publike, duke shtuar se do të pasojë një reformë e Agjencisë për cilësinë e Arsimit të Lartë.
“E rritëm buxhetin për shkencë nga 380 milionë në 680 milionë denarë për këtë vit dhe vetëm në tre thirrje për universitet, fakultet dhe institucionet shkencore publike dhe Akademinë e shkencave, investuam 374 milionë denarë që ta zhvillojmë edhe shkencën. Kemi paguar dy baza të mëdha Ueb of science dhe Scopus, zmadhuam monitorimin e universiteteve, dhe, siç tashmë e dini, mbyllëm 14 të ashtuquajtur institute private shkencore dhe një institucion të arsimit të lartë.”, - theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Janevska theksoi se punohet në krijimin e strategjisë së re për arsim, si dhe përpjekjet për krijimin e parkut të parë shtetëror shkencor dhe teknologjik në Maqedoni.
ARLINDA BAFTIU
