Legjionarët në fundjavë bënë gola
Me kryendeshjen e vjeshtës Shkëndija – Vardari, q ëu luaj sot në Tetovës është mbyllur java e 10-të e elitës së futbollit vendor...

Enis Bardhi ka qenë shënues i golit që ia ka siguruar pikët e plota Konyasporit në udhëtim te skuadra e Gençlerbirligit. Ndeshjen që i takoi javës së dhjetë të Superligës së Turqisë, Konyaspori e fitoi me përmbysje të rezultatit, 2:1.Kapiteni i përfaqëesueses së vendit, Bardhi, golin e fitores e realizoi në minutën e 49-të. Ai luajti deri në minutën e 80-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë. Për Bardhin ishte goli i tretë këtë edicion.
Jasir Asani
Legjionari tjetër shkupjan Jasir Asani, sërish ka gjetur golin në elitë e futbollit Iranian. Ai fitoren e skuadrës së tij në transfertë me Fajr Sepasi 0:3 ishte protagonist. Sulmuesi I kombëtares shqiptare në minutën e 42 të ndeshjes shënoi nga pika e bardhë për epërsinë 0:1.
Medon Berisha
Ishin dy shqiptarë titullarë për Leçen në Udine u aktivizuan Medon Berisha dhe Ylber Ramadani. Të dy mesfushorë të kombëtares shqiptare që lanë shenjën e tyre, ndonëse nuk u dalluan për gjithçka. Berisha pati faj në njërin nga golat pësuar nga puljezët, por pastaj rihapi ndeshjen në pjesën e dytë. Realizoi golin për ngushtimin e shifrave në 1-2 në minutën e 59-të, duke i dhënë shpresë ekipit. Ramadani e mbylli si titullar, ndërsa Berisha u zëvendësua në 76’. Në fund Udineze fitoi me meritë 3-2.
Alban Ajdini
Kampioni i Zvicrës në futboll, Baseli, ka pësuar disfatë shumë të thellë të në udhëtim kundër Lausannes të dielën mbrëma. Baseli humbi me rezultatin 5:1 në ndeshjen e javës së dhjetë të Superligës së Zvicrës në futboll.Golin e pestë për Lausannen e shënoi Alban Ajdini. Ajdini në fushë u inkuadrua në minutën e 64-t, ndërsa tre minuta më vonë shënoi për rezultatin 5:1.
