Maqedoni

Kaosi me mbeturinat në Shkup, IShP: Rrezik për shëndetin e qytetarëve

27.10.2025 15:12

Kaosi me mbeturinat në Shkup kërcënon shëndetin e qytetarëve dhe i ekspozon ata ndaj sëmundjeve infektive....

Kaosi me mbeturinat në Shkup kërcënon shëndetin e qytetarëve dhe i ekspozon ata ndaj sëmundjeve infektive. Nga IShP-ja thonë se  aktualisht gjendja epidemiologjike është stabile, nuk janë shënuar rritje të sëmundjeve infektive të zorrëve, si dhe nga sëmundjet infektive që i përhapin insektet dhe brejtësit. 
 
“Nga sëmundjet që mund të paraqiten sëmundjet infektive të zorrëve, ndërsa sëmundjet tjera që mund të përcjellin brejtësit janë lesptospiroza, tularemia, ethe hemorragjike me sindromën e veshkës, që veç më kanë ekzistuar në vend, por tash me praninë e tyre munden edhe të paraqiten në numra më të mëdhenj. Personat që janë në kontakt me mbeturinat si punonjësit e higjienës komunale dhe të tjerët që kanë kontakt me mbeturinat, mund t’u paraqitet tetanus këtyre personave dhe ndonjë sëmundje tjetër.”, - deklaroi Dragan Kocinski nga IShP.
 
IShP-ja rekomandon masa për qytetarët nga sëmundjet ngjitëse. Të mbahet higjiena, të vendosen maska dhe doreza, të përdoren mjete për dezinfektim  dhe mbeturinat të hidhen në vendet adekuate.
 
“Unë i di rekomandimet, por për fat të keq nuk ka kontejnerë të ndryshëm për mbeturinat, të ketë vend të posaçëm për plastikë dhe qelq, të përfitojmë nga mbeturinat dhe jo të kemi brejtës.”, - tha një qytetar.
 
“Kjo punë është e tmerrshme, nuk kemi se si të mbrohemi.”, - tha një qytetar tjetër.
 
“Rekomandimet po i zbatojnë qytetarët dhe mendoj se dalëngadalë do të pastrohen mbeturinat.”, - u shpreh një qytetar.
 
Nga IShP-ja thonë që edhe pse gjendja është momentalisht stabile, çdo pakujdesi mund ta ndryshojë gjendjen, andaj rekomandohet për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI