Maqedoni

KShZ, nesër, rezultatet definitive për rrethin e parë

27.10.2025 15:21

KShZ-ja nesër del me rezultatet definitive, sa i takon rrethit të parë të zgjedhjeve lokale...

KShZ-ja nesër del me rezultatet definitive, sa i takon rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, pasi Gjykata Administrative ende po shqyrton ankesat për 11 komuna. Kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko, tha se shqyrtimi i ankesave përmbyllet sot vonë. Gjatë seancës së sotme, anëtarët e komisionit me vendim konkret për dy këshillat komunalë në Shuto Orizare në dy vendvotime 2962 dhe 2966, duke i shkarkuar ato si pasojë e parregullsive të regjistruara gjatë votimit në rrethin e parë.
 
“Në konsultim me Komisionet Komunale Zgjedhore, aty ku nuk ka rreth të dytë të votimit, KShZ-ja nesër do të emërojë këshilla të rinj komunal në Shuto Orizare, e të cilët e kanë realizuar votimin mirë në këshilla tjerë zgjedhorë. D.m.th. nuk do të zgjedhim këshilla zgjedhorë nga këshilli komunal zgjedhor të Shuto Orizares, e as këshilla të rinj, por do të ketë këshilla zgjedhorë të deleguar nga këshilla të tjerë komunalë zgjedhorë, e të cilët pa problem kanë realizuar votimin.”, - deklaroi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko.
 
Nga KShZ-ja, me apel deri te këshillat zgjedhorë, që të kryejnë detyrën sipas kodit zgjedhor.
 
“Të gjithë anëtarët e këshillave zgjedhorë ku do të kemi rreth të dytë të zgjedhjeve që ta kryejnë detyrën në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi, pasi siç e dini, çdo keqpërdorim gjatë procesit zgjedhor, si gjatë ditës së votimit, po ashtu edhe gjatë ditës së grumbullimit dhe përpilimit të procesverbaleve është edhe vepër penale.”, - theksoi anëtarja e KShZ-së, Ditmire Shehu.
 
KShZ-ja gjithashtu akreditoi edhe gjashtë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe shoqatës “Wake Up” nga Shkupi për të mbikëqyrur rrethin e dytë të votimit. Numri total i vëzhguesve arrin shifrën 1 mijë e 565, nga të cilët 904 të vendit dhe 651 ndërkombëtarë.
 
Agjencia e medieve, në mesnatë do të përfundojë publikimi i anketave
 
Ndërkohë Agjencia për Shërbime Audio dhe Audivizuele i informon të gjitha mediat se sonte përfundon afati i publikimit të rezultateve nga hulumtimi i opinionit publik për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas kodit zgjedhor, anketat e opinionit publikohen më së voni pesë ditë para ditës së votimit. Edhe rezultatet e hulumtimit të mendimit publik të realizuara ditën e zgjedhjeve, nuk do të mund të publikohen para mbylljes së kutive të votimit.
 
MERAL ISMAILI