Ekonomi

KRrE: Rriten çmimet e derivateve të naftës

27.10.2025 16:16

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0.88 % në raport me vendimin e datës 20.10.2025.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0.50 den/l.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1.00 denarë/litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0.010 den/kg dhe do të jetë 36.057 den/kg.
 
Nga data 28.10.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • EUROSUPER BS – 95                               73,50 (denarë/litër)
  • EUROSUPER BS – 98                               75,50 (denarë/litër)
  • EURODIZEL BS (D-E V)                           68,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)    67,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU                                       36,057 (denarë/kilogram)