Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, LSDM kërkon mbështetje në Aerodrom dhe Qendër

27.10.2025 16:29

Kandidati i LSDM-së për komunën e Aerodromit, Aleksandar Trajanovski...

Kandidati i LSDM-së për komunën e Aerodromit, Aleksandar Trajanovski, edhe në rrethin e dytë për zgjedhjet lokale vlerëson se vizioni për Aerodromin është i qartë. Ai theksoi se në programin e tij e kanë të paraparë vendosjen e policisë komunale, që do të jetë në shërbim të qytetarëve, do të gjelbërojnë çdo lagje dhe do të vendosin pajisje të reja urbane.
 
Tha se do të ndërtojnë me plan dhe në mënyrë humane, me terrene të reja lojërash dhe zona rekreative, do të kontrollojnë ndotësit dhe do t’i mbështesin familjet me subvencione për ngrohje ekologjike.
 
Trajanovski theksoi se shëndetin do ta afrojnë më pranë çdo shtëpie, me kontrolle falas dhe ekipe shëndetësore mobile. Aerodromi duhet të bëhet sërish vend ku jetohet pastër dhe i sigurt. Kjo është për fëmijët tanë. Për të ardhmen që e meritojmë, porositi Trajanovski.
 
“Parashohim ndërtimin e këndeve për lodra të reja dhe të sigurta për fëmijë, përfshi edhe terrene lojërash për fëmijë me pengesa. Do të adaptohen skajet e trotuareve, do të ndërtohen shtigje taktile, sepse qasja nuk është luks, por e drejtë njerzore. Vëmendje të veçantë do të kemi për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë përmes bashkëpunimit sistematik me të gjitha institucionet kompetente që të sigurojmë një rreth të sigurt dhe human. Do të ndërtojmë shtigje të reja për biçikleta, do të vendosim transport publik të shpejtë dhe funksional.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së për Komunën e Aerodromit, Aleksandar Trajanovski.
 
Kandidati i LSDM-së për Komunën Qendër, Goran Gerasimovski, beson që edhe në katër vitet e ardhshme qytetarët do ta pranojnë konceptin e njëjtë që e kishin viteve të kaluara dhe se edhe këto katër vitet e ardhshme do të punojmë tërësisht në interes të qytetarëve. Gerasimovski paralajmëroi ndërtimin e parkut të ri te Tregu i Gjelbër, ku do të vendoset izolim i ri për mos rrjedhjen e ujit në garazhet nëntokësore.
 
“E gjithë hapësira do të ketë pllaka të reja, gjelbërim në 2.400 metër katrorë, ndriçim modern dhe pajisje urbane. Do të vendosim edhe rekuizita të reja për fëmijë, fushë sporti për basketboll me dysheme të re dhe sistem për ujitje. Nuk ka hapje të rrugëve të reja, hapësira do të rrethohet dhe zbukurohet, i gjelbër dhe i qasshëm për qytetarët. Afati për ndërtimin e plotë dhe rregullim është në maj të vitit 2026. Për Qendrën që e duam.”, - theksoi kandidati i LSDM-së për Komunën Qendër, Goran Gerasimovski.
 
LSDM e vazhdon betejën edhe për 17 komuna dhe i fton qytetarët të dalin masivisht në votime në rrethin e dytë dhe të votojnë për kandidatët e LSDM-së, për siç thuhet, njerëz të dëshmuar dhe të ndershëm, të cilët që në rrethin e parë treguan qartë se kanë çfarë të ofrojnë.
 
FLORIJE KAMBERI