Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Mecinoviq vazhdon shpalosjen e programit

27.10.2025 16:57

Kandidati i Së Majtës për qytetin e Shkupit, Amar Mecinoviq, ka premtuar...

Kandidati i Së Majtës për qytetin e Shkupit, Amar Mecinoviq, ka premtuar se do të angazhohet fuqishëm për përforcimin e ndërmarrjeve publike në kuadër të qytetit, me theks të veçantë në higjienë komunale.
 
Mecinoviq tha se kësaj ndërmarrje i nevojitet përforcim kadrovik, makineri inovative dhe kushte më të mira për punë.  
 
“Në mënyrë të qartë konturat e planit që ishin deri tani nga kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së është kolapsi në higjienën komunale, që të arsyetohet privatizimi i kësaj ndërmarrje. Ne këtë nuk do ta lejojmë, ne mendojmë se ndërmarrja higjiena komunale duhet urgjentisht të përforcohet në aspekt të kapaciteteve  njerëzore dhe makinerisë, por dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe menjëherë të dalë në qytet të marr detyrën dhe ta bëjë këtë në kontinuitet.”, - deklaroi kandidati për Qytetin e Shkupit nga E Majta, Amar Mecinoviq.
 
Mecinoviq premton sistem bashkëkohor për grumbullimin dhe riciklimin e mbeturinave në kryeqytet.
 
“Vardarishte mund të bëhet një qendër 720 metër katror që do të kushtonte 6 milionë euro që do ta përpunonte të gjitha mbeturinat komunale prej deponive të egra në kryeqytet. Sa i përket Drisllës, gjithashtu nuk duhet të privatizohet, por të përforcohet kapaciteti i së njëjtës, andaj themi se edhe në Drislla mund të ndërtohet qendër e njëjtë bashkëkohore me sistem të mbyllur për riciklimin dhe për përpunimin e mbeturinave, duke i shndërruar në derivate të naftës, e që do të kushtonte 60 milionë euro.”, - theksoi kandidati për Qytetin e Shkupit nga E Majta, Amar Mecinoviq.
 
Qyteti i pastër pa transport bashkëkohor urban për qytetarët nuk i ngjan një qendre, andaj në fokus të Mecinoviqit është dhe modernizimi transportit urban.
 
GAZMEND REXHEPI