Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Llabudoviq dhe Dimitrievski vazhdojnë fushatën

27.10.2025 17:09

Kandidati për komunën Qendër nga Lëvizja “E di”, Mirosllav Llabudoviq, ka premtuar se çdo pensionist i ri në komunën Qendër do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 12 mijë denarësh.
 
Kandidati për komunën Qendër nga Lëvizja “E di”, Mirosllav Llabudoviq, ka premtuar se çdo pensionist i ri në komunën Qendër do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 12 mijë denarësh.
 
“Kjo është respekt, mirënjohje dhe kujdes ndaj brezit që e ka ndërtuar këtë qytet. Pensionistët janë krenaria e Qendrës dhe shembull i përkushtimit, këmbënguljes dhe njerëzimit. Përvoja e tyre është busulla jonë, këshillat e tyre janë udhërrëfyesi ynë. Çdo pensionist meriton një jetë dinjitoze dhe aktive, prandaj komuna e Qendrës do të organizojë punëtori, udhëtime dhe aktivitete të tjera falas për përfshirje shoqërore dhe shoqërim.”, - deklaroi kandidati për Komunën Qendër nga Lëvizja “E di”, Mirosllav Llabudoviq.
 
Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka paralajmëruar rikonstruksionin e hapësirave të gjelbra në kompleksin e banesave K4, pranë shkollës ekonomike, sipas modelit të oborrit të asaj shkolle.
 
“Po planifikoj rindërtimin e të gjithë hapësirës dhe të gjitha sipërfaqeve të gjelbra në këtë kompleks banesash. Do të ketë zgjerim shtesë të parkingjeve dhe vendeve të parkimit, si dhe vendosje të një zone të dytë parkimi me shënimin e të gjitha vendeve të parkimit, të cilat do të jenë falas për të gjithë banorët që jetojnë në këtë zonë. Përveç kësaj, do të ketë zgjerim dhe pajisje shtesë. Dua gjithashtu t’ju informoj se të gjitha spekulimet që lidhen me ndërtimin e objekteve të reja ose banesave të reja në këtë hapësirë  janë tashmë ndaluar dhe do të mbeten të ndaluara.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
 
Dimitrievski ka shtuar se si kryetar ai do të luftojë kundër kaosit urbanistik dhe ndërtimor, që me dekada po mbretëron në Kumanovë.
 
GAZMEND KURTISHI