Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Jakimovski vazhdon fushatën në Karposh
27.10.2025 17:29
Kandidati nga Koalicioni “Përvoja për sukses” vazhdon me shpalosjen e ofertës së tij programore për kryetar të komunës së Karposhit....

Kandidati nga Koalicioni “Përvoja për sukses” vazhdon me shpalosjen e ofertës së tij programore për kryetar të komunës së Karposhit. Ai premton se nëse rizgjidhet në krye të kësaj komune, do të kthejë te bashkësitë urbane 2% e buxhetit komunal, që mos jenë të detyruar për çdo gjë t’i drejtohen komunës.
“Dy për qind e buxhetit komunal do të kthehet pas te bashkësitë urbane. Kjo do të thotë se 15 deri në 25 mijë euro në vit varësisht nga numri i banorëve. Kjo nënkupton se për gjëra të vogla qytetarët nuk do të kenë nevojë të paraqiten në komunë, por vet do të vendosin dhe do ta kenë buxhetin e tyre, për shenjëzimin e vendkalimeve për këmbësorë, për vendosjen e ulëseve, për rikonstruimin e trotuareve.” - deklaroi kandidati nga Koalicioni “Përvoja për sukses” për kryetar të Karposhit, Stevço Jakimovski.
Kjo, sipas Jakimovskit, nënkupton se po bëhet decentralizim i mjeteve të grumbulluara dhe përfshirjen e qytetarëve në vendosjen e harxhimit të tyre. Këto mjete që do t’u ndahen qytetarëve do të rriten dalëngadalë, thekson Jakimovski.
GYLTENE SINANI
