Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, kandidatët e pavarur vazhdojnë fushatën
27.10.2025 17:47
Kanddiatët e pavarur vazhdojnë fushatën për rrethin e dytë të zgedhjeve lokale....

Kanddiatët e pavarur vazhdojnë fushatën për rrethin e dytë të zgedhjeve lokale. Mendy Qyra synon postin e kreut të Strugës, Azem Sadiku garon për kreun e Studeniçanit, Goran Stojkovski në Kumanovë dhe Venko Kërstevski synon kreun e komunës së Koçanit.
“Pas 2 nëntorit bëjmë një lidhje mes pushtetit lokal dhe qendror, të cilët janë të domosdoshëm për të bërë më të mirën për spitalet, edhe pse kompetencat më të mëdha i ka Minsitria e Shëndetësisë, por besoj se edhe kryetari i ardhshëm, edhe komuna, kanë një përgjegjësi për të bërë aplikime, për të bërë projekte për të aplikaur te ministria, por edhe për të bërë pak presion te ministri, që të realizohen projektet.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra.
“Deponia “Drislla” pa dyshim se është një ndër problemet kryesore që kemi, problem vendbanimet e sidomos fshati më i afërt, Batinca. Ne do të bëjmë përpjekje që në bashkëpunim me udhëheqësinë e re në qytetin e Shkupit të merren masa. Ajo deponi ose t’i respektojë të gjitha standardet sipas ligjit që i takojnë ose nëpërmjet protestave të ndryshme do të bëjmë pengesë që ajo të mbyllet.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Studeniçanit, Azem Sadiku.
“Kërkojmë përkrahje nga të gjithë qytetarët që besojnë se mundet ndryshe. Flasin se ndonjë mafia komunale qëndron pas meje. Nuk mund të ketë mafi komunale apo mafi urbane pa komunë. Momentalisht në komunën e Kumanovës, 42 milionë denarë harxhohen për bekatonka. Ka mjete të parapara në program, por nuk janë paraparë se në cilën rrugë do të vendosen. Nëse asgjë tjetër, të paktën kontribova që këto rrugë të bekatonizohen.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Goran Stojkoski.
“Do të ketë shtëpi për të moshuar, që do të jetë për 141 persona, vetëm nga komuna e Koçanit. Kryetari i kaluar kishte projekt për 50. Poashtu në pjesën për tregun e qytetit dua të them se atje planifikojmë një lokacion për ndërtimin e garazhës në kate, ta modernizojmë tregun e qytetit, përkatësisht ta urbanizojmë, me qëllim që të kemi lëvizje urbane të njerëzve që dëshirojnë të tregtojnë në atë vend. Paoshtu dua të them se kazermën e vjetër do ta rrënojmë tërësisht dhe në atë vend do të ndërtojmë park.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Koçanit, Venko Kërstevski.
