Askush si Vardari në këtë sezon, Struga TL me sulmin më të mirë
28.10.2025 13:06
Vardari është skuadra e vetme në këtë sezon që nuk e njeh humbjen në kampionat....

Vardari është skuadra e vetme në këtë sezon që nuk e njeh humbjen në kampionat. Shkupjanët në 10 javë të zhvilluara deri më tani, nuk janë mposhtur nga asnjë ekip. Kjo tregon se ekipi i drejtuar nga Sedloski, është një “kockë” e fortë në këtë sezon për çdo rival. “Kuqezinjtë” deri më tani kanë grumbulluar 24 pikë. Kanë siguruar 7 fitore dhe 3 barazime. Janë ndalur në barazim nga Brera, Bashkimi dhe Struga TL.
Struga TL këtë sezon ka një pikë të fortë për du dalluar, ku “liqenasit” kanë dalluar mbi të tjerët në LPFM, ai është shënimi i golave. Struga, pas 10 javësh kampionat, mbeten skuadra që ka sulmin më të mirë të kampionatit. Ish kampionët e vendit kanë shënuar plot 24 herë deri më tani. Pas skuadrës së Shkëmbdi, është Vardari që ka shënuar 23 herë dhe Sileksi me 21 gola në favor. Po ashtu, në gjirin e ekipit strugan është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, Bassirou Kompaore, me 9 rrjeta në 10 ndeshje.
Ndërkohë sa i takon mbrojtjes më të mirë në këtë sezon, detyrat më mirë ka arritur t’i bëjë reparti i prapavijës së Shkëndijës. Tetovarët kanë pësua 5 gola, ndërsa pas tyre si mbrojtja më e mirë është ajo e Strugës dhe Sileksit me 9 të tillë.
Ndërkohë faza e parë e kampionatit ka edhe 1 ndeshje për të përfunduar, me Vardarin që do të përballet me Sileksin, në kuadër të javës së 11-të. Mbetet të shihet nëse shkupjanët do t’ia dalin të mbajën 0 kolonën e humbjeve në fazën e parë. Java e fundit e pjesës së parë të LPFM-së, nis të mërkurën me ndeshjen Arsimi – Rabotniçki, që do transmetohet në servisin publik nga 13:30. (Gazetar: Safet Ademi)
