Liga e Konferencës, Shkëndija e Jagiellonia pësojnë disfata
28.10.2025 13:08
Kundërshtari i ardhshëm i Shkëndijës, në Ligën e Konferencës, Jagiellonia, në transfertë ka pësuar disfatë me autogolin...

Kundërshtari i ardhshëm i Shkëndijës, në Ligën e Konferencës, Jagiellonia, në transfertë ka pësuar disfatë me autogolin e minutës së 87-të kundër Gornik Zabrze ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit polak.
Në kryendeshjen e vjeshtës polake mysafirët në këtë rast Jagiellonia, avansoi në minutën e 10-të të ndeshjes me golin e spanjollit Jezus Imaz. Në minutën e 87 të ndeshjes, vendasit e Gornik Zabrze, iu gëzuan fitores me 2:1, falë autogolit të shënuar nga Alejandro Pozo. Jagiellonia me këtë humbje ka humbur kryesimin e renditjes dhe tani me 24 pikë mban pozitën e dytë pas Gornik Zabrze, që ka dy pikë më shum. Jagiellonia ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
E përbashkëta e Shkëndijës dhe polakëve është ajo se të dyja në javën e fundit e që ishin përballjet kryesore të vjeshtës kanë pësuar disfatë. Tetovarët në terren vendas me rezultatin minimal 1:0 u mundën nga Vardari.
Shkëndija dhe Jagiellonia, në kuadër të javës së tretë të Ligës së Konferencës do të përballen me 6 nëntor në Shkup. Në dy javët e para të këtyre garave evropiane Shkëndija ka 3 pikë, ndërsa Jagiellonia ka 4 pikë me 1 fitore 1:0 ndaj Hamrun dhe barazoi 1:1 me Strasbourg. (Gazetar: Safet Ademi)
