Bostoni fiton ndeshjen e parë Oklahoma e San Antonio udhëheqin NBA-në
28.10.2025 13:11
Kampionët aktual të NBA-së, Oklahoma në natën mes të hënës dhe të martës në parket vendas me 101:94 e mundën Dallasin...

Kampionët aktual të NBA-së, Oklahoma në natën mes të hënës dhe të martës në parket vendas me 101:94 e mundën Dallasin. Për kampionët ishte kjo fitorja e katërt në po aq ndeshje. Tek Oklahoma si zakonisht më i spikatur ishte Shej Gildzhes-Aleksander, i cili takimin e përfundoi me 23 pikë e 8 asistime, Çet Holmgren shënoi “double’double” me 18 pikë e 11 asistime. Në radhët e Dallasit më i mirë se të tjerët ishte Entoni Dejvis që kishte 26 pikë e 11 kërcime. Dallasi në fillim të sezonit ka 1 fitore dhe 3 humbje.
Nga ndeshjet e tjera vecohet fitorja e katartë sezonale e San Antonios. Këta e mundën Toronton me 121:103. Chicago ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 128-123 ndaj Atlanta. Philadelphia nuk ka asnjë humbje në Lindje, duke mposhtur sot 136-124 Orlando. Fiton skuadra e Golden State, që mundi 131-118 Memphis. Fitoren e parë sezonale e shënoi Boston, që mundi 122-90 Neë Orleans. (Gazetar: Safet Ademi)
