Tramp: Marrëveshje historike për mineralet me Japoninë

28.10.2025 13:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaici, nënshkruan një marrëveshje kornizë mbi metalet e rralla dhe mineralet kritike.

Ashtu si Uashingtoni, Tokio po nxiton për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me minerale kritike, ndërsa Kina, prodhuesi dominues i metaleve të rralla, ka intensifikuar kontrollet e eksportit dhe kërcënon furnizimin global, shkruajnë mediat e huaja.

Në një takim që ka qenë një provë e hershme për Takaichi, të dy udhëheqësit paralajmëruan një “epokë të artë” të re për aleancën midis vendeve të tyre.

Eksportet japoneze në ShBA tani do të përballen me tarifa prej 15%, të cilat ishin rënë dakord më parë, por duket se janë finalizuar sot.