Botë
Të paktën 16 të vdekur dhe 36 të plagosur në një aksident me autobus në Bolivi
28.10.2025 13:48
Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën kur një autobus u rrëzua...

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën kur një autobus me të cilin po udhëtonin u rrëzua nga një shkëmb 300 metra i lartë në Bolivinë qendrore, tha policia.
Aksidenti ndodhi të hënën në Morochata, departamenti i Cochabamba-s, në juglindje të kryeqytetit La Paz.
Sipas kreut të policisë së trafikut, Omar Segada, “aksidenti ndodhi kur shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke bërë që autobusi të binte nga shkëmbi, duke vrarë 16 persona dhe duke plagosur 36 të tjerë”.
Sipas raportimeve të mediave boliviane, shoferi 23-vjeçar i autobusit mbijetoi, u arrestua dhe po merret në pyetje.
Rreth 1,400 njerëz vdesin çdo vit në aksidente trafiku në Bolivi, sipas Ministrisë së Brendshme. Në mars, 37 persona u vranë kur dy autobusë u përplasën në Potosi, në pjesën jugore të vendit të Andeve.
