Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, kandidatët e pavarur shpalosin ofertat e tyre

28.10.2025 13:56

Kandidatët e pavarur kanë vazhduar të shpalosin ofertat e tyre programore.

Kandidatët e pavarur në komunën e Studeniçanit, Kumanovës, Strugës dhe Koçanit, kanë vazhduar të shpalosin ofertat e tyre programore. 
 
“Me këto projekte që ne po i realizojmë hapim dyert për investime, e përmenda këtu në malësinë e Karshiakës, neve zoti na ka falur një bukuri shumë të rrallë, që Shkupi me rrethinë nuk e ka atë vend. Tash me ndërtimin e kësaj rruge, ne kemi hapur dyert që aty të bëhen investime, hotele, restorante, po pse jo edhe ndonjë spital për mushkri, që të bëhet lart. Me këto mundësi qytetarët do të kenë mundësi të investojnë.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Studeniçanit, Azem Sadiku.
 
“Si u.d. kryetar nuk ka vendbanim ku nuk është rregulluar rrugicë, rrugë, mur mbrojtës, në pjesën e higjienës apo gjelbërimit. Dua ta përmend Orizaren, ku janë rregulluar disa rrugica, ku janë ndërtuar dy mure mbrojtëse, Privaçevë ku është rregulluar rrugë 275 metra, Trakanjë, ku janë rregulluar dy rrugë, përfshi dhe rr. Mite Stojçev, rruga më e gjatë në fshat. Unë jam vetëm gjashtë muaj u.d. kryetar, ndërsa dikush për 3 vite e gjysmë asnjë gurë nuk e ka lëvizur.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Koçanit, Venko Kërstevski. 
 
“Oponenti im ka vazhduar të thotë se nuk i do votat maqedonase, por, siç u pa, ka edhe 1.500 deri në 2.000 vota maqedonase dhe kjo është një fshehje realiteti para shqiptarëve, para qytetarëve të Strugës. Të mos lejojnë që oponentët e mi të shantazhojnë, siç kanë shantazhuar deri më tani, të mos bëjnë shitblerjen e votave.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra. 
 
“Po ndryshohet fotografia politike, E Majta hyri në Shkup si e dyta e kualifikuar, Goran Stojkovski Diro është i dyti i kualifikuar në komunën e Kumanovës. Thjesht besoj dhe jam i sigurt se ka njerëz mjaftueshëm të mirë që do të japin përkrahje dhe nuk do të bëjnë befasi më 2 nëntor, por do ta kthejnë Kumanovën atje ku e ka vendin, Kumanova e rregulluar, funksionale dhe e sigurt.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Goran Stojkovski Diro.