ShBA goditet nga uragani Melisa, humbën jetën shtatë persona

28.10.2025 14:33

Xhamajka po përgatitet për goditjen e uraganit Melisa...

Xhamajka po përgatitet për goditjen e uraganit Melisa, stuhia më e fuqishme në botë këtë vit. Uragani i kategorisë së pestë, me erëra që kalojnë 280 km/orë, po sjell reshje të dendura shiu dhe rrezik të madh për përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

Stuhia tashmë ka marrë jetën e shtatë personave në pjesën veriore të Karaibeve. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të strehohen menjëherë për shkak të kushteve që rrezikojnë jetën.

“Po strehojmë rreth 260 persona, por kemi hapësirë për shumë më tepër. Për këdo që duhet të evakuohet, dyert tona janë të hapura.”, - deklaroi përfaqësuesja e Qeverisë, Araselia Sançez.

Melisa pritet të godasë Xhamajkën dhe të kalojë drejt Kubës juglindore dhe më pas të arrijë në Bahamas të mërkurën.

Një ekip i Forcave Ajrore të ShBA-së, i njohur si “Gjuetarët e Uraganeve”, kanë fluturuar përmes stuhisë për të mbledhur të dhëna kritike meteorologjike. Me fuqinë aktuale, Melisa konsiderohet uragani më i fuqishmi që ka goditur ndonjëherë Xhamajkën që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1851. (Farije Dauti Bakiu, TVM2)